Kampionët e Barcelonës, nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Getafes. Një sfidë kjo, që rezultoi tepër e luftuar, teksa u regjistruan në total plot 9 kartonë të verdhë dhe 3 të kuq.
Rafinja dhe trajneri Çavi u përjashtuan nga gjyqtari në minutat 42 dhe 70, ndërkohë që Mata për vendasit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 57-të.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, me plot 14 raste shënimi katalanasit nuk patën saktësinë e duhur, duke regjistruar vetëm 4 gjuajtje në kuadrat, kundrejt 2 të vendasve. Në duelin e javës së dytë, Barcelona do të presë Kadinin në shtëpi, ndërsa Getafe do të përballet me Zhironën në transfertë.
FT GETAFE – BARCELONA 0-0
KARTONË TË KUQ: Mata 57′ (2v) / Rafina 42′, Çavi 70′
Pjesë e parë e tensionuar me katër kartonë të verdhë dhe një të kuq! Barcelona regjistron 3 gjuajtje në portë, ndërsa Getafe dy. KARTONI I KUQ I RAFINJËS: