Tre futbollistë shqiptarë janë futur në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, Donat Rrudhanin dhe Albian Hajdari, shkruan LIG Sport

Futbollisti më i vlerësuar gjatë kësaj jave ishte padyshim, Xherdan Shaqiri i cili me fanellën e Baselit shënoi një gol dhe bëri tri asiste, nota 10.0.

Mbrojtësi i Kosovës, Donat Rrudhani u vlerësua me notën 8.0 pasi bëri paraqitje fantastike me Luzernin.