Tuchel nuk e ka të gjatë, Bayern Munich interesohet për Zinedin Zidane

Bayern Munich me shumë gjasë e ka të humbur betejën për titullin kampion, i cili këtë vit duket se do ngrihet lart  nga Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos, që po zhvillon një sezon fantastik.

Largimi i Thomas Tuchel duket i sigurtë, por ende nuk dihen nëse kjo do të ndodhë së shpejti, apo në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi në klubin “bavarez” kanë nisur punën për gjetjen e një zëvendësuesi dhe në listën e gjatë të emrave, ai i Zinedin Zidane ka nisur të fitojë terren.

Ish-trajneri i Real Madridit, do të kishte edhe një njëherë një skuadër të nivelit të lartë që do të konkurronte për të gjithë titujt e mundshëm, ashtu siç bëri me “galaktikët”.

Për Zizoun kishte shpresë për një rikthim të tretë në Real Madrid, por shpreat e “shuan” me rinovimin e Carlo Ancelottit.

Pas refuzimeve ndaj PSG-së dhe United, opsioni i Bayernit mund t’i përshtatet atij dhe duket se ka njëfarë optimizmi në mesin e drejtuesve të “bavarezëve”, të cilët tanimë e kanë kontaktuar trajnerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top