Tuchel: Pavard dëshiron të largohet, por nuk ka për të ndodhur pa gjetur zëvendësues

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel ka folur së fundmi për të ardhmen e Benjamin Pavard.

Në një prononcim për mediet tekniku gjerman theksoi se mbrojtësi nuk ka për t’u larguar pa gjetur një zëvendësues.

“Ka disa probleme dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është thirrur. Ne e dimë që Benji dëshiron të shkojë te Inter dhe ne e kuptojmë këtë, por për të përfunduar një transferim nuk duhet të merret parasysh vetëm një faktor. Ne duhet të gjejmë një zëvendësues përndryshe nuk do të ndodhë”,-tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top