Turpërimi në Katalonjë, Kejn qetëson tifozët e Bajernit: Nuk është momenti për panik

Golashënuesi i Bajernit, Herri Kane, i cili ishte më së paku përgjegjës për turpërimin kundër Barcelonës, u shpreh si shumë shokët të skuadrës.

“Duhet të luajmë më me pjekuri dhe të mësojmë prej saj. Mendoj se ka pasur një moment kur ne dukeshim të rrezikshëm, por ndoshta ne u larguam shumë, duke u përpjekur të luanim topin e fundit shumë shpejt. Nëse do të kishim më shumë posedim në vend që të nxitonim, do të kishim shanse më të mira. Por nuk ka nevojë për panik, është koha të mësosh dhe të bësh më mirë herën tjetër. Pësimi i tre golave në pjesën e parë jashtë shtëpisë nuk ishte një fillim i mirë për ne. Ne patëm një periudhë në fraksionin e parë ku dukeshim vërtet të rrezikshëm, por Barcelona luajti mirë dhe ne nuk shfrytëzuam kohën. Më pas ne u ndëshkuam në tranzicion”, shpjegoi Kejn.

Golaeadori i bavarezëve shënoi me mjeshtëri në duel ajror për të barazuar 1-1 pas epërsisë së rrufeshme të Rafinjës në minutën e 18-të. Sulmuesit në fjalë i ishte anuluar më parë një gol me kokë, për shkak të pozicionit jashtë loje. Anglezi shënoi golin e tij të 14-të konkurrues dhe të pestin në Champions kundër Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top