U bë objekt kritikash, Nojer: Nuk ishte faji im te goli, kemi stilin të tillë

Portieri i Bajern Mynih, Manuel Nojer, u kryqëzua pas gabimit në dalje, që solli edhe golin e fitores tek Aston Vila, me autor Duran, në minutën e 79-t. Pas ndeshjes kapiteni e largoi fajin nga vetja, duke pohuar se manovra në fjalë është pjesë e stilit të trajnerit Kompani dhe ai e kishte të pamundur ta menaxhonte më pas goditjen e Duran:

“Kushdo që e njeh lojën tonë, e di që unë qëndroj gjithmonë kështu. Kjo është mënyra jonë e lojës! Ai e goditi topin në linjë optimale. Ndoshta mund të qëndroja dy metra më tej, por kjo është loja jonë”, theksoi Nojer në një intervistë për “DAZN”.

Sipas Manuel, ky stil loje mbështetet nga Vinsent Kompani. Portieri nuk pret që skuadra nga Mynihu ta rregullojë këtë tani. Nga këndvështrimi i gardianit 38- vjeçar, rezultati është shumë fatkeq për rekordmenët: “Nga dhjetë ndeshje ndoshta do të ishin gjashtë fitore, ndoshta tri barazime dhe një humbje, nëse e shikoni duelin në këtë mënyrë. Ne nuk luajtëm një lojë të keqe, madje as më të mirën, por çdo gjë mund të ndodhë në futboll”, përfundoi Nojer.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top