Hetimi ndaj Barcelonës për çështjen Negreira vazhdon, por UEFA ka vendosur që katanalasve të mos u privohet e drejta për të marrë pjesë në Champions League, të paktën në sezonin e ri. Ky është vendimi i marrë nga qeveria e futbollit, që ka bërë të ditur se ky është një caktim i pëërkohshëm dhe në fund të çështjes do të shihet se çfarë do të ndodhë.
Komisioni i Apelit të UEFA-s , ka vendosur që të pranojë përkohësisht kërkesën e klubit “blaugrana” për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për edicionin 2023-2024, në pritje të zhvillimeve më të reja nga drejtësia sportive në Spanjë rreth kësaj çështje.
“Barcelona pranohet provizorisht që të marrë pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Organizata rezervon të drejtën e një vendimi të mëvonshëm rreth pranimit apo përjashtimit nga kompeticionet e klubeve të UEFA-s. Barcelona është e detyruar që të informojë për vazhdimësinë e hetimeve në mënyrë aktive dhe të lehtësojë sigurimin e çdo lloj dokumentacioni apo informacioni që i kërkohet”, thuhet në vendim.
Prej datës 15 shkurt në Barcelonë është hapur një hetim, ku Barcelona akuzohet për dhënie ryshfeti ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknikik të Gjyqtarëve të La Liga, Jose Maria Negreira. Prokuroria arriti të zbulojë një listpagesë me miliona euro, e kamufluar përmes disa kompanive, që ofronin shërbime të ndryshme.