U largua nga BBV për hir të saj, Bledi Mane ka 2 fjalë për Kiarën

Bledi Mane qëndroi për pak kohë në shtëpinë e “Big Brother Vip”, pasi u largua me vullnet të plotë nga shtëpia, pas nominimit përballë Kiara Titos dhe Luiz Ejllit. Kur lajmëroi largimin e tij, Bledi u shpreh se dëshiron të ‘vetësakrifikohet’ për çiftin, veçanërisht për Kiarën, që ajo të vijojë qëndrimin në shtëpi,

Në Prime-in e mbrëmshëm, në studion e “Big Brother VIP” ai e etiketoi moderatoren si “mosmirënjohëse”, ndërsa Luizin e kundërta e saj. Arsyeja ka të bëjë pikërisht me largimin e tij.

Këngëtari e ka përmendur disa herë në shtëpi kurse Kiara asnjëherë për “favorin” që sipas tij i bëri asaj.

Sipas tij, Kiara do të ishte larguar para tij nga “Big Brother” po të mos ishte larguar vullnetarisht. “Luizi më ka habitur sepse më ka përmendur disa herë në shtëpi. Kurse Kiara kurrë. Kiara ka treguar që është mosmirënjohëse dhe do e shohim në vazhdim”. 

Bledi la vullnetarisht BBV para pak javësh duke u shprehur se nuk do të ndajë çiftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top