Arbnor Muja u dëmtua rëndë në ndeshjen që ekipi i tij Samsunspor luajti përballë Fenerbahce, e vlefshme për Superligën e Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 45-të.
Tifozët, por jo vetëm u shqetësuan shumë për gjendjen e tij, duke parë që ai u largua nga fusha me barelë. Megjithatë, sulmuesi nga Mitrovica ka reaguar në Instagramin e tij, duke thënë se momentalisht çdo gjë është në rregull.
“M’u desh të lija fushën e lojës për shkak të një dëmtimi të vogël. Çdo gjë duket në rregull për momentin. Shihemi së shpejti”, shkruan Arbnor Muja në rrjetet sociale, duke shpjeguar situatën e dëmtimit të tij.
Reagimi i Arbnor Mujës