U ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Osasunan, merret vendimi për Jude Bellingham

Jude Bellingham është pezulluar me 2 ndeshje në La liga. Anglezi mori karton të kuq ndaj Osasunas dhe diçka e tillë i ka kushtuar shumë.

Kjo pasi mesfushori e ofendoi rëndë arbitrin e sfidës, Munuera Montero. Polemika të mëdha u shkaktuan  dhe tashmë te Reali duhet të bëjnë pa shërbimet e tij në 2 sfidat e radhës.

Kështu anglezi do të mungojë ndaj Gironas dhe Betis. Gjithesesi këtë vendim madrilenët pritet ta apelojnë, pasi nuk janë aspak dakort me vendimin e dhënë ndaj Bellingham.

Back To Top