Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj ka zënë vend në formacionin e javës në elitën e futbollit turk.

Manaj shënoi dy gola në fitoren e Sivassporit 3:2 ndaj Hataysporit, shkruan LIG Sport

Në faqen e njohur, Sofascore – Rey Manaj është futur në 11-shen më të mirë të javës dhe si tandem të sulmit ka Mauro Icardin.

Sulmuesi “kuqezi” është vlerësuar me notën e lartë, 8.4.