U shpall “Lojtari i Ndeshjes”, Arli Përgjoni elozhe trajnerit Dede: Taktikat e tij janë plus për Bylisin

Dinamo dhe Bylis kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Pas kësaj sfide ka folur  “Lojtari i Ndeshjes”, mesfushori difensiv i Bylisit, Arli Përgjoni.

“Në fakt në aspektin personal nuk e kam shumë problem, kisha dëshirë të fitonte ekipi. Më kanë thënë të gjithë që duhet të godas më shumë portën. Mendoj që taktikat e Nevil Dedes janë një plus. Mund të hapem në krah dhe kam më shumë hapësira në fushë”, është shprehur Përgjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top