U transferua te Egnatia, reagon për herë të parë Frederic Veseli

Frederic Veseli ishte “bomba” e merkatos në Superiore, duke firmosur me Egnatian. Kampionët e Shqipërisë ia dolën që të transferonin mbrojtësin e Kombëtares, me këtë të fundit që nënshkroi kontratë 2-vjeçare.

Për herë të parë pas këtij transferimi ka reaguar dhe vetë futbollisti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi shprehet i lumtur për këtë aventurë të re me klubin rrogozhinas.

“I lumtur për këtë aventurë të re së bashku me Egnatian. Faleminderit klubit për besimin dhe shpresoj të arrijmë objektivat me sukses”, shkruar Frederic Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top