U turpëruan nga Dinamo e Dajës, në Kroaci “shpërthejnë” talljet në internet ndaj Hajdukut

“Hajduku pret kualifikimet e Champions League që të fillojë të luajë. Conference League nuk i emocionon”, – është një nga komentet në rrjetet sociale.

Pas eliminimit të Hajdukut nga raundi i tretë kualifikues i Conference League, tifozët e klubit nga Spliti janë shumë të zhgënjyer. Megjithatë, në internet nuk mungojnë edhe postimet me humor për këtë eliminim të radhës.

Disa prej tyre:

“Çdo vit lista e klubeve anonime që eliminojnë Hajdukun bëhet gjithnjë e më e madhe.”

“Mbani mend njerëz, gjithmonë mund të jetë më keq. Hajduku është shembulli perfekt për këtë.”

“Hajduku mund të fitojë vetëm ndaj Goricës, trajneri i së cilës është hajdukovac.”

Hajduku pret kualifikimet e Champions League që të fillojë të luajë. Conference League nuk i emocionon.”

“Asnjëherë më afër Europës për Shën Mërinë e Madhe! Vetëm 33 minuta e ndanin Hajdukun…”

“Hajduku është klub tradite, dhe tradita thotë se gjithmonë eliminohemi para Shën Mërisë së Madhe. S’ka gjë, shkojmë për kampionatin!”

“Rrisni edhe më shumë çmimin e abonimit në HDTV.”

“Hajduku humb përjetë.”

“Short i favorshëm për Hajdukun nuk ekziston…”

Back To Top