Ditën e shtunë Kiara Tito ka dalë nga Big Brother VIP, por duket se duke pretenduar finalen pas daljes ka ardhur e zhgënjimi.
Ndoshta për faktin që kërkoi aq shumë një emision në Top Channel dhe nuk e mori?
Së fundmi Kiara ka hequr nga Instagrami Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën.
Ndonëse Lori vazhdon ende ta ndjekë Kiarën.
Por cila ka qenë arsyeja e vërtetë?
Këtë duhet të presim sepse deri më tani ka vetëm aludime…
Me daljen e saj, Kiara ka publikuar një foto nga dasma me Luizin dhe shkruan për eksperiencën e saj në 99 ditë, ku falenderon publikun e gjithashtu tregon mbështetjen për Luizin.
“Unë kam qenë e para që ndjeva pozitivitetin mirësinë dhe dashurinë e Luizit kur të gjithë i kisha kundër”- mbyll Kiara këtë postim mes të tjerash.