Pjesë e bisedës mes Nitës dhe Kiarës u bë edhe ndryshimi i sjelljes së saj, kur hyri edhe njëherë në shtëpi.

Sipas Nitës, Kiara bëri lojë dhe u shtir kur rihyri në fillim në shtëpi. Kjo e fundit u shpreh se i vjen shumë keq që kjo situatë po trajtohet kështu dhe që banorët mendojnë se ajo po bën lojë.

Kiara u shpreh se ajo nuk mund t’i sforcojë dot ndjenjat e saj dhe se nuk di të luajë, por thjesht është vetvetja.

Sa i përket ndryshimit të sjelljeve, Kiara tha se edhe Kristi ka ndryshuar sjellje në raport me çfarë ka qenë më parë.

Ajo tha se më përpara ai, Luizi, Keisi dhe Kristi shoqëroheshin shumë me njëri-tjetrin, ndërsa tani nuk rrinë fare dhe se sipas saj ai është distancuar.