Pak ditë më parë Valbona Mema u largua papritur nga “Big Brother VIP”. Lajmin e bëri të ditur “Vëllai i madh” përmes një zarfi të lexuar nga Luizi. Në zarf thuhej se ajo kishte një familjar të shtruar në spital.
Sonte në “Prime”, Valbona ka treguar se arsyeja e largimit ishte me të vërtetë shumë e fortë.Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo do t’i qëndrojë pranë në këto momente kritike.
Këngëtarja shtoi se do t’i mungojnë banorët sepse i shikonte si një familje të madhe. “Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë.
Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë.E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje”, tha ajo.
Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.
Zhaklin: Për mua Valbona u mor shumë me punët e shtëpisë, duke mos u bërë pjesë e disa prej dinamikave të shtëpisë. Dhe te debati i fundit, nuk kishte pse të jepje shpejgime.
Valbona: Unë e tregova veten në të gjithë aspektet.Zhaklin: Për aq kohë sa ndenje, shija që le ishte e fortë.Arbër: Nuk mendoj se nuk do rregullohej marrëdhënia me Armaldon, nëse do ishte akoma brenda. Luizin e ke mbajtur pak me hatër brenda në shtëpi.
Valbona: Me Luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë.Largimi i Valbonës çoi në anulimin e televotimit që u hap të martën.