Vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Murlanit me rezultatin 5-1 e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin A. Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit A. Që u dorëzua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.
TROPOJE – Valbona është shpallur ditën e sotme skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për Grupin A. Falë këtij suksesi, ekipi tropojan do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet ekipi kampion i Grupit B.
Pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë. Ekipi i Valbonës ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin A, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Besëlidhjes.
Dhe vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Murlanit me rezultatin 5-1 e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin A. Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit A. Që u dorëzua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.
Ndërkohë, ditën e nesërme do të vendoset se kush do të fitojë edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B. Pogradeci kryesues do të përballet me Turbinën, ndërsa AF Luftëtari, që është vetëm një pikë larg vendit të parë, do të luajë në transfertë me skuadrën e Butrintit.