Vendimtar në derbin e shqiptarëve, sulmuesi zgjidhet më i miri në Spanjë

Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorca në fitoren 1-0 kundër Rayo Valecano.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm për t’i marrë 3 pikët skuadrës ku titullarë ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu.

Muriqi u zgjodh lojtari më i mirë i sfidës, pasi u vlerësua me notën 7.7. Nota më e lartë nga të gjithë ata që ishin në fushë, për tu rikthyer si protagonist pas dëmtimit.

Ky ishte goli i dytë i 30-vjeçarit me Mallorcan në shtatë ndeshje të luajtura këtë sezon teksa ka edhe një asistim. Në krahun tjetër, Balliu u vlerësua me notën 6.6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top