Myrto Uzuni po luan ndeshjet më të mira në karrierën e tij dhe sulmuesi duket se është rikthyer edhe më i fortë nga dëmtimi. Beratasit ka mundur sërish ditën e djeshme në La Liga 2, teksa ky është goli i 3-të për të në po kaq ditë.
Uzuni realizoi një gol me tepër peshë, pasi i dha fitoren 3-2 Granadës në transfertën e Castellon. 29-vjeçari përktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 93 të sfidës.
Lojtari i Kombëtares është lider i padiksutueshëm te Granada, ku ka arritur të thyejë edhe rekorde me golat e shënuar. Me fanellën e skuadrës spanjolle ka arritur të shënojë gjithsej 40 gola, duke lënë prapa kështu Oudion Ighal me 38 të tillë.
Ndërkohë tashmë Uzuni është vetëm 4 gola larg një tjetër legjende të Grandas. Me 44 gola udhëheq listën e golashënuesve më të mirë Youssef el Arabi. Shqiptari ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për golat që po ndihmon ekipin dhe për rekordin e arritur. Ndër të tjera premton se nuk do të ndalet me kaq.
“2 dite magjike. Krenar me kete ekip. I lumtur që ndihmoj ekipin me golat. Krenar që kam thyer një rekord, së bashku mundemi. Le të shkojmë @granadacf ❤️ M.u 10”, ka shkruar beratasi.