Në këto momente po mbahet ceremonia e “Topit të Artë” për vitin 2024. Një mbrëmje magjike, ku pritet që më i miri këtij viti dhe sezonit të fundit të shpallet kampioni i Europës me Spanjën, mesfushori Rodri.
Kujtojmë që ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve. Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.
Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Pra me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR.
1. Rodri
2. Lamine Yamal
3. Dani Carvajal
4. Jude Bellingham
5. Antonio Rudiger
6. Erling Haaland
7. Lautaro Martinez
8. Vinicius JR
9. Kylian Mbappe
10. Granit Xhaka