VIDEO/ 12 ndeshje pa shënuar! Armando Dobra thyen mallkimin në Angli, gjen golin me klas dhe më pas shkelmon topin duke shfryrë inatin

Armando Dobra ka thyer mallkimin në Angli. Ky futbollist ishte padyshim ylli kryesor i Chesterfield që arriti të ngjitej në League Tëo në Angli. Megjithatë në këtë sezon, futbollisti shqiptar nuk e ka pasur fatin me vete.

12 ndeshje pa shënuar për lojtarin shqiptar, i cili kryesisht i ka nisur ndeshjen si titullar, por sot e nisi nga stoli. Chesterfield u përball ndaj Morecambe në transfertë dhe fitoi në shifrat 2-5, ndërsa Dobra u aktivizua në minutën e 46.

Futbollisti shqiptar arriti të realizonte në minutën e 81, teksa hyri në zonën kundërshtare dhe me shumë klas e dërgoi topin në rrjetë. Më pas Dobra e ka marrë topin dhe e ka shkelmuar duke shfryrë inatin e një kohe të gjatë që kishte pa gjetur rrjetën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top