VIDEO/ Aksion fenomenal, ISH-at e Partizanit japin leksione futbolli

Eneo Bitri ishte heroi i Gyor në Superligën hungareze në javën e 12-të të saj. Mbrojtësi shënoi golin e vetëm në barazimin 1-1 ndaj Nyiregyhaza.

Realizim totalisht shqiptarësh në elitën e futbollit hungarez, pasi asisti mbërriti nga këmbët e Albion Markut. Ish-i i Partizanit lëvizi mirë duke fituar garën e sprintit me mbrojtësit dhe pranë vijës fatale krosoi për gjigantin Bitri.

Edhe Eneo është një ish i kuq, fakt që e bën totalisht këtë gol të gatuar dhe ekzekutuar nga ish-at e kryeqytetasve. Për Bitrin ky ishte goli i dytë në këtë sezon ku ka asistuar edhe njëherë, ndërsa Marku dhuroi asistin e dytë, teksa performanca e tij u vlerësua me notën 8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top