Ardian Ismajli ka dhuruar sërish një paraqitje solide me Empolin kundër Parmës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare spikati në fushë, ndërsa ishte i dyti më i vlerësuar nga “Sofascore” pas Fazinit, ky i fundit është shok i skuadrës te Empoli.
Ismajli me shokë ishin pranë tre pikëve, ndërsa sfida u mbyll barazim 1 me 1. Parma isa doli të barazojë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Ismajli, që u vlerësua 7.4, luajti në sfidën e Seria A me maskë në fytyrë. Kjo për shkak të lëndimit që ka pësuar, ndërsa ishte kujdesur që në maskë të kishte flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Autogoli në favor të Empolit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL