Atheltic Bilbao i hoqi dy pikë “in extremis” Malloracas në sfidën me tyre në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.
Skuadra ishullore mori vetëm një pikë në shtëpi ndaj baskëve, të cilët e barazuan rezultatin në limitet e shtesës me penallti.
Mallorca kaloi në epërsi në minutën e 58-të falë golit të shënuar nga koreano-jugori Lee Kang-In, i shërbyer nga sulmuesi dardan, Vedat Muriqi, që edhe pse nuk e gjeti vetë rrjetën, ishte pikë referimi në majën e sulmit të Mallorcas.
Lojtës Videosh
Shtatlarti i lindur në Prizren ia la vendin e tij në minutën e 85-të sulmuesit Kadewere.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Përgjaket derbi i Medellinit, dy tifozë humbin jetën
- Nga Cikalleshi te Muçi, Muçolli e Bitri/ Fundjavë fantastike për legjionarët
- Dëmtimi i Kumbullës, FSHF dhe Presidenti Duka i urojnë shërim të shpejtë mbrojtësit kuqezi
- 20-vjeçari në fokusin e klubeve më të mëdha europiane, ish-futbollisti: I ngjan Gerrard dhe Lampard
Kur po luheshin minutat shtesë të ndeshjes, ekipi bask fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol Inaki Williams.
Lojtës Videosh
Me 41 pikë në klasifikim, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur, Mallorca praktikisht e ka arritur objektivin parësor: mbijetesën.