Kristjan Asllani, i mrekulloi të gjithë me asistin e dhuruar për Sensin në fundin e miqësores ndaj Salcburgut, që përfundoi me rezultatin 3-4 për skuadrën italian, por në krahun tjetër klubi zikaltër, pavarësisht shenjave pozitive të shqiptarit, vijon të shtojë lojtarët në repartin e mesfushës.
Si të mos mjaftojë Barrela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Fratezi dhe Asllani, zikaltërit kanë siguruar shërbimet e një tjetër mesfushori qendror. Bëhet fjalë për Lazar Samrxhiç. Teksa skuadra ishte zhvilluar testin miqësor në Salcburg, ish-futbollisti i Udinezes, mbërriti në Milano, ku do të kryej edhe testet miqësore.
“Jam shumë i lumtur, ndihem gati për të filluar”, ishin fjalët e serbit gjatë mbërritjes në Milani. Sezonin e shkuar 21-vjeçari, Samarxhiç zhvilloi 39 ndeshje me Udinezen, ku shënoi 5 gola si dhe regjistroi 4 asiste.
-Goli i Sensit me asistin e Asllanit ( Video )