Është luajtur ditën e sotme takimi mes Bayernit dhe Bochum në Bundesliga dhe ka parë si fitues bavarezët fal një rezultati tenistik 0-5. Kompany ka mbetur i kënaqur, pasi skuadra ka dhënë sinjalet e duhura në futbollin gjerman.
Ekipi nga mynihu ka parë si shënues francezin Coman, gjermanin Sane dhe Musiala, talentin Olise dhe të përhershmin Kane. Musiala përveç golit ka dhënë dhe asistim, ndërkohë nuk kanë munguar as liderat Kimmich dhe Davies me pasimet e tyre deçizive për gol. Dribluesi Musiala i kombëtares Deutche ka qenë protagonist i mbrëmjes që ka folur vetëm në gjuhën bavreze. Bochum ishte pothuajse inekzistent në çdo aspekt dhe e la terrenin e lirë për taktikat e kompany.
Kështu, Bayerni rimerr veten pas asaj paraqitjeje “bllof” kundër katalanasve në Champions që hidhëroi mijëra fansa nëpër botë. Pas shkatërrimit të stuttgart që ëshhtë një ekip që ka bërë mirë këto dy vite në Elitën Gjermane, “shënjestra” e radhës qe ekipi që mund tëë bjërë nga kategoria Bochumi. Në Gjermani duket se kampionët reekordmen e kanë gjetur ritmin e duhur dhe vështiurë se do të lënë më mundësi për çudira të tipit “alla” Frankfurt.
Goli i parë i Bayernit
Goli i dytë i Bayernit
Goli i tretë i Bayernit
Goli i katërt i Bayernit
Goli i pestë i Bayernit