VIDEO/ “BOOM-BOOM” Armando Sadiku, sulmuesi tund sërish rrjetën në Indi

Armando Sadiku vazhdon të jetë protagonist në Indi. Sulmuesi shqiptar ka gjetur edhe në sfidën e ditës së sotme rrugën e rrjetës ndaj Mumbai City

Në minutën e 55-të, Sadiku ka ngushtuar shifrat, teksa ka shënuar golin e parë të sfidës për ekipin  e tij, Goa. 33-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Kujtojmë se ky është goli i 6-të i Sadikut te skuadra e Goa, teksa ka luajtur 6 sfida mes Kupës dhe kampionatit indian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top