Robert Aliaj dhe Sabiani janë vënë në lojë, ku janë telefonuar të dy njëkohësisht duke shkaktuar kështu një ‘përplasje’ me njëri-tjetrin.
Gjatë emisionit, dy moderatorët, Ronaldo Shakra dhe Erjola Doci i kanë telefonuar të dy njëkohësisht dhe pëmes një mikrofoni afër telefonave u dëgjua dhe biseda që bënë bashkë.
Gjatë bisedës ata nuk e njohën-njëri tjetrin dhe Roberti e pyet Sabianin se kush është, ndërkohë që ky i fundit i i përgjigjet se telefonatën e parë e ka marrë nga ai dhe kërkon gjithashtu të dijë se me kë po flet.
E teksa të dy po përpiëeshin të kuptonin se si e kanë marrë njëri-tjetrin, si përfundim e lanë se telefonata ishte gabimisht.
Dialogu mes tyre:
Sabiani: Po ti kush je se morët në këtë numër
obert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?
Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.
Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?
Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.
Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.
Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.
Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.
Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.