VIDEO/ Çifti shumë pranë puthjes së parë, Sara tundon Bardhin: Ishe shumë afër, e provojmë prapë…

Bardhi dhe Sara Gjordeni, duket se shumë shpejt do ta kurorëzojnë lidhjen e tyre në shtëpinë e Big Brother Vip me një puthje në buzë.

Gjatë ditës së djeshme, dy banorët janë parë më afër se kurrë, ndërsa nuk kanë munguar tentativat për puthjen e parë, por ende jo.

Teksa janë shtrirë për të fjetur, çifti ka kaluar disa momente romantike në shtratin e Sarës, ku sërish nuk kanë munguar puthjet.

Në një moment Bardhi pasi e ka puthur në faqe, e ka pyetur Sarën, se pse u tremb, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar duke i thënë e provojmë prap.

Bardhi: “Pse u tute, në faqe të putha”.

Sara: “Nuk u tremba. E provojmë prap”

 

Kujtojmë që në Prime-n e sotëm në shtëpinë e BBV, do të futet ish- i dashuri i Sarës, Endrick Beba, si banori më i ri dhe e këtë e ka konfirmuar vetë ai në Fan Club.

Lidhja mes artistit kosovar dhe modeles shqiptare nisi dhe përfundoi 9 vite më parë, në 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top