VIDEO/ Driblime, vertikalizim i përsosur dhe “flirtim” me golin nga distanca, Mario Mitaj i bën të gjitha te Al Itihadi

Mario Mitaj ka debutuar sot me fanellën e Al Itihadit. Ndeshja e tij e parë me verdhezinjtë u regjistrua në përballjen me Al Ainin në Kupën e Mbretit. Al Itihadi arriti të fitonte pastër në këtë sfidë, e cila përfundoi ne shifrat 3-0.

Përveç paraqitjes pozitive në mbrojtje, Mario Mitaj ka treguar aftësitë e tij edhe në fazën sulmuese. Mbrojtësi shqiptar ka guxuar të driblojë kundërshtarët, si dhe të shpalosë aftësinë e tij për të dhënë vertikalizime të përsosura për shokët e tij të skuadrës. Gjithashtu Mitaj ka “flirtuar” edhe me golin. Në minutën e 62-të ka lëshuar një “predhë” nga distanca, e cila u devijua në goditje nga këndi nga portieri i Al Ainit.

Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top