Borussia Dortmund ka ndëshkuar dy herë Real Madrid për të marrë avantazhin e dyfishtë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Për skuadrën gjermane fillimisht realizoi Donyell Malen në minutën e 30-të.
Serhou Guirassy pason bukur te sulmuesi brenda zonës me Malen i cili i ndodhur para portierit me një goditje të saktë nuk fal duke dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Jamie Gittens dyfishon shifrat për skuadrën e tij duke shokuar të pranishmit në “Bernabeu”.