VIDEO/ Dy gola për 13 minuta, Myrto Uzuni i pandalshëm pas rikthimit në fushë

Myrto Uzuni ishte titullar sot në sfidën që Granada luajti përballë Tenerifes dhe ka shpërthyer me dy gola në 13 minuta. Trajneri i ka besuar kështu vendin në formacion sapo kaloi dëmtimin muskulor, ndërsa sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën në minutën e 20-të fillimisht dhe më pas në minutën e 33-të.

Të gjithë duartrokitën golat e 29-vjeçarit, ndërsa sfida luhet në shtëpi për ekipin e Granadës.

Uzuni ndërkohë nuk ishte pjesë e Kombëtares shqiptare për sfidat e tetorit. Sulmuesi mungoi për Silvinjon, ndërsa po kalonte fazën e fundit të rikuperimit.

Sfida u mbyll me fitoren 4-0 të Granadas, që bëri kështu një hap të rëndësishëm duke iu bashkuar ekipeve që luftojnë për ngjitjen në La Liga.

Goli i Myrto Uzunit: (VIDEO)

Goli i dytë i Myrto Uzunit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top