VIDEO/ Dy perlat e Viniciusit dhe Valverdes magjepsin tifozët, “nëndetësja” Vijareal fundoset në “Bernabeu”

Reali i Madridit ka mposhtur sot me rezultatin 2-0 Vijarealin. “Los blancos” shënuan nga një herë në secilën pjesë për të siguruar tre pikëshin përballë Vijarealit. Ishin dy perla nga distanca ato që sollën triumfin për ekipin e Ançelotit. Në minutën e 14 Valverde tundi rrjetën me një gjuajtje nga një distancë e largët, duke gjetur cepin e poshtëm të anës së djathtë të portës.

Ndërkohë, në minutën e 73-të ishte Viniciusi ai që me një gjuajtje po nga distanca, e dërgoi topin në drejtëndësh. Dy kryeverpa që kanë magjepsur tifozët, dy kryevepra që kanë fundosur “nëndetësen e verdhë” në “Santiago Bernabeu”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top