Reali i Madridit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Manchester City. Por menjëherë pas këtij takimi kanë shpërthyer polemikat. Madrilenët mund të ndihen të vjedhur dhe me të drejtë, para syve të gjithë botës dhe VAR.
Pak sekonda para se Kevin De Bryune të shënonte, Bernando Silva ka mbajtur një top në fushë në limite. Të paktën ky është pretendimi i arbitrit pasi përsëritja e pamjeve tregon se topi ka dalë jashtë. “VAR duhej ta kishte kontrolluar atë rast, topin e prekur nga Bernando Silva”, u shpreh Arsene Wenger. Në Spanjë janë të sigurt se arbitri ka vjedhur sot Realin e Madridit.