VIDEO/ Edon Zhegrova shënon gol te Kosova pas skandalit, rikthehet duke tundur rrjetën

Edon Zhegrova është rikthyer te Kosova duke marrë rolin e protagonistit. Pas humbjes kundër Rumanisë, futbollisti i Lille u përjashtua nga përfaqësuesja pasi kishte frekuentuar klubet e natës, ndërsa urdhëri i trajnerit ishte për të qëndruar në hotel.

Por pavarësisht kësaj mos bindje, duke parë formën dhe aftësitë që ka ky djalosh, te Kosova vendosën për rikthimin e tij. Ndërkohë Edoni e ka shpërblyer besimin duke kaluar Kosovën në avantazh në transfertën me Lituaninë, ndërsa ndeshja po vazhdon në shifrat 0-1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top