VIDEO/ Erald Çinari protagonist sërish, shkodrani shënon në Armeni

Java e 9-të e kampionatit të futbollit po luhet në Armeni. Një nga skuadrat që ka zbritur në fushën e lojës është edhe Noah. Ekip ku aktivizohet edhe sulmuesi shkodran, Erald Çinari. Bardhezinjtë po luajnë në transfertë kundër Alashkert dhe në përfundimin e pjesës së parë kryesojnë në shifrat 0-3.

Një nga protagonistët e 45 minutave të para ishte pikërisht edhe Çinari. 28-vjeçari shënoi mjaft bukur në minutën e fundit të pjesës së parë. Ku pas një gjuajtje të lirë nga krahu i djathtë i sulmit të tij, arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Ky ishte goli i 3-të për ish-futbollistin e Vllaznisë pas 7 ndeshjeve në Armeni.

Çinari e nisi nga minuta e parë takimi dhe shpërbleu edhe besimin e trajnerit Motta. Duke shënuar një gol që po dërgon skuadrën e tij drejt një fitoreje të sigurtë e po ashtu që pasuron edhe statistikat personale të ish-sulmuesit edhe të Partizanit në vendin tonë.

Mëngjërashi kaloi në merkaton e verës nga Shkëndija e Tetovës ku qëndroi për 1.5 vite në rradhët e skuadrës armene të Noahs. Ekipi që këtë vit luan edhe në fazën e grupeve të Conference League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top