Ernest Muçi i ka bërë tifozët e Beshiktashit që të ndërrojnë mendje rreth tij. Loja dhe golat e sulmuesit në ndeshjet e fundit kanë treguar se atij i mjaftonin pak më shumë minuta në fushë dhe një rol më i përshtatshëm, që të tregonte se sa vlente.
E njëjta gjë ishte edhe sot, ku thuajse çdo aksion sulmues i skuadrës turke në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Atletik Bilbaos, kalonte nga këmbët e futbollistit shqiptar, me shpërthimet e tij në krah apo driblime mes futbollistëve spanjollë për të krijuar rrezikshmëri në zonë.
Ai ishte protagonist te të dy golat e shënuar nga Rashica, ndërsa ndërtoi edhe aksione të tjera të rrezikshme, por që nuk u shfrytëzuan nga shokët e skuadrës.
Ndaj në momentin ku trajneri Ole Gunar Solskjaer vendosi ta zëvendësonte futbollistin shqiptar, në minutën e 87 të sfidës, të gjithë në tribuna duartrokitën futbollistin shqiptar, i cili ndonëse në një pozicion jo shumë të preferuar në krahun e majtë të sulmit, po tregon se mund të jetë vendimtar për këtë klub.
SHIH VIDEON