Ernest Muçi është shfaqur si protagonist në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit turk. Sulmuesi shqiptar ka arritur të përfshijë emrin e tij në listën e golashënuesëve në derbin e zjarrtë të Stambollit. Gallatasarai fitoi me shifrat 2-1 kundër Beshiktashit, teksa goli i vetëm për bardhezinjtë mban pikërisht autorësinë e Ernest Muçit.
Në minutën e 94-t, ish-lojtari i Tiranës lëshon të majtën e tij në hyrje të zonës kundërshtare. Një goditje për notën 10 e Muçit, i cili e dërgoi toin në trekëndësh, atje ku portieri i Gallatasarait ishte i pafuqishëm për të reaguar. Megjithëse ishte një gol mahnitës, në fund nuk mundi të ndryshonte dot fatin e këtij takimi. Gallatasarai ruan kreun e renditjes, ndërsa Beshiktashi mbetet në vendin e 4-t, me 8 pikë më pak nga vendi i parë./Sport Ekspres/