VIDEO/ Fenerbahce ndan pikët me Man. United, Rangersi i Bajramit shkatërron Steauan, fiton Lazio dhe Tottenhami

Përfundoi pa fitues (1-1) takimi i zhvilluar në Stamboll mes Fenerbahces dhe Mancheser United, ndeshje ku Jose Mourinho ritakohej me ish-ekipin e tij në krye të të cilit fitoi një Europa League.

Mbyllet me epërsinë e Manchester United pjesa e parë e takimit me Fenerbahces në transfertë. Në minutën e 23-të të takimit, danezi Christian Eriksen, thuasje mbi vijën e 16 metrave, përmbyll me gol një kundërsulm të shpejtë të “Djajve të Kuq”.

Duhet pranuar së gjatë 45 minutave të para, Onana kreu disa pritje të pabesueshme, duke u mohuar golin vendasve. 

Fenerbahce – Man. United 1-1

Atë që nuk e bëri në pjesë e parë, ish-sulmuesi i Sevillas, En Nesyri e arriti në minutën e 49-të, pasi një krosimi nga e majta, duke e dërguar në rrjetë topin me një goditje me kokë.

Glasgow Rangers fitoi lehtësisht 4-0 me ekipin rumun Steaua e Bukureshtit. Dy gola shënon gjatë pjesës së parë Rangersi i Nedim Bajramit. Realizuan Lawrence dhe Cerny. Në pjesën e dytë shënon sërish Cerny, për t’i mbyllur llogarite Igamane.

Rangers – FCSB 4-0

Lazio e pati të lehtë fitoren (2-0) përballë holandezëve të Twentes pasi luajti gjatë pjesës së më madhe të kohës në epërsi numerike.

Lazio e mbylli  në epërsi pjesën e parë me Twenten, falë golit të Pedros në minutën e 35-të. Në fundin e takimit realizoi edhe Isaksen.

Twente – Lazio 0-2

Fituan gjithashtu Tottenahmi mposhti me rezultat minimal Alkmaarin, ndërsa Porto iu imponua 2-0 Hoffenheimit.

 

Ndeshjet:

Anderlecht – Ludogorets 2-0

Ath Bilbao – Slavia Prague 1-0

FC Porto – Hoffenheim 2-0

Fenerbahce – Manchester Utd 1-1

Lyon – Besiktas 0-1

Malmo FF – Olympiacos Piraeus 0-1

Rangers – FCSB 4-0

Tottenham – AZ Alkmaar 1-0

Twente – Lazio 0-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top