VIDEO/ Fenerbahçen e Murinjos ndal Tventja, turqit godasin vetëm 2 herë portën

Fenerbahçja nuk ka shkuar dot më lart se një barazim mbrëmjen e sotme. Skuadra turke është ndalur në një barazim 1-1 nga Tventja në transfertë. Hollandezët gjetën të parët rrugën e rrjetës, teksa Vlapi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28.

Barazimi për Fenerbahçen do të vinte vetëm në minutën e 71-të. Ishte Dushan Tadiçi ai që shpëtoi skuadrën nga Stambolli nga humbja. Ekipi i drejtuar nga Murinjo arriti të godiste portën vetëm 2 herë përgjatë këtij takimi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top