Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë arkitekti i një rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024. Pas kualifikimit në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm dhe jo vetëm me futbollistë e pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët. Ky moment është shpërndarë dhe nga media italiane “Gazzetta dello Sport” në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Për herë të dytë në histori, Shqipëria siguron një kalim në fazën finale të Kampionatit Europian
Mjaftoi barazimi ndaj Moldavisë, i cili iu kundërpërgjigj me Baboglo 1-0 të Cikalleshit (nga penallti), por megjithatë nuk prishi festën e njerëzve të Silvinjos. Arritja, e dyta pas vitit 2016, është triumfi i një skuadre të përbërë kryesisht nga protagonistë të Serisë A: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Asllani, Bajrami dhe Ramadani janë startues në një mbrëmje historike për vendin e tyre.