VIDEO/ Futbollisti i Veronës në versionin Luis Suarez, largon topin me dorë dhe shpëton skuadrën nga rënia

Kapiteni i Veronës, Davide Faraoni u bë protagonist absolut në finalen e mbijetesës ndaj Specias. Si të mos mjaftonte goli në 5-të, 31-vjeçari rrëmbeu sërish skenën në minutën e 68-të, duke larguar me dorë topin që po i drejtohej rrjetës.  

Me të drejtë futbollisti u ndëshkua me kartonin e kuq, teksa u akordua penallti për Specian. Një veprim “alla Suarez” ky nga ana e Fraonit, kujtojmë që në Botërorin e 2010-të, sulmuesi uruguaian, bëri një reagim të ngjashëm, që rezultoi fatsjellës për kombëtaren e tij, teksa sulmuesi ganez gaboi 11-metërshën duke i dhuruar kështu kualifikimin Uruguait.  

Një situatë thuajse identike u regjistrua edhe sot, ku Nzola gaboi 11-metërshin në minutën e 70-të, duke humbur shansin e artë për të ngushtuar shifrat 2-3, teksa në fund finalja e mbijetesës u mbyll me rezultatin 1-3 për Veronën.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top