Klubi i Tamuorth ka regjistruar një nga surprizat më të mëdha në turin e parë të Kupës FA, teksa ka eliminuar nga gara Hadërsfilld, një skuadër e cila deri pak vite më parë luante në Premier Ligë. Dhe gjithçka ka ndodhur falë një autogoli qesharak si pasojë e një rivënie anësore.
Tom Tonks, futbollisti i Tamuorth, njihet për rivëniet anësore shumë të gjata, teksa fluturon topin me duar nga një distancë e largët në zonën kundërshtare. Dje, ai hodhi topin nge një rivënie anësore direkt drejt portës dhe portieri i Hadërsfilld, Kris Maksuell, bëri gafën më të madhe që mund të bëjë.
SHIH VIDEO
Ai preku sferën e cila më pas përfundoi në rrjetë, duke e kthyer në autogol, ndërsa lehtësish mund të linte topin të kalonte në rrjetë dhe të mos quhej një gol për ekipin kundërshtar, që fitoi sfidën 1-0 dhe vazhdoi në turin tjetër.
Rregullorja e futbollit nuk e quan gol nëse sfera kalon me duart direkt nga rivënia anësore në rrjetë, por çdo prekje e topit nga një lojtar e bën aksionin të vlefshëm.