VIDEO/ Gol i anuluar në minutën e 97-të, Interi fiton mes polemikave dhe ngushton diferencën me Napolin

Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Venecias, në duelin që u mbyll mes polemikave.  

Kapiteni Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të, ndërkohë që në minutën e 90+7, miqtë vendosën baraspeshën me Sverko, por goli u anulua nga VAR, për prekje të topit me dorë në momentin e shënimit. Një vendim ky që irritoi drejtuesit dhe lojtarët e Venecias. 

Vlen të theksohet fakti se edhe Interit iu anulua një gol me VAR në minutën e 51-të i shënuar nga Mkhitarjan.  

interrr

Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit e shikon veten në vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara në 11 javë, 1 më pak se kryesuesit e Napolit.  

FT: INTER-VENECIA 1-0

Lautaro Martinez 65′

GOLI I SVERKO i ANULUAR NGA VAR: VIDEO + VIDEO

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

GOLI I MKHITARJAN I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

formacioni

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top