VIDEO/ Gol në sekondën e fundit, Flamurtari merr fitore për “infarkt” përballë Lushnjës

Flamurtari 2 – 1 Lushnja (Trashi 15′, Atanda 98′ / Camko 83′)

Flamurtari dhe Lushnja kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Ndeshja e zhvilluar në Vlorë përfundoi me fitoren e vuajtur të vendasve me rezultatin 2-1.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Lorenc Trashi me një predhë nga distanca. Teksa për të rikthyer baraspeshën te Lushnja mendoi Camko. Megjithatë, në sekondat e fundit të sfidës, Atanda shënoi një gol tejet të rëndësishëm duke i dhënë të tijëve 3 pikë të arta.

Me këtë fitore, Flamurtari rikthehet në krye të tabelës së renditjes. Vlonjatët shkojnë në kuotën e 27 pikëve. Në krahun tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 7-të me 12 pikë.

Vlen të përmendet se Lushnja luajti me 10 lojtarë gjatë 4 minutave të fundit. Futbollisti Marjus Korreshi u ndëshkua me karton të kuq.

Kategoria e Parë: Java 10
Stadiumi: “Flamurtari”

FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Kloshi, Hasa, Bolanos Ramirez, Alla, Murataj, Batha, Trashi, Oshafi, Bangaly, Atanda, Emme. Trajner: Andrea Agostinelli.
LUSHNJA: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Xhabrahimi, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Willie, Kouassi. Trajner: Erion Xhafa.

LIVE:
98′ GOL FLAMURTARI! Shënon Atanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top