VIDEO/ Gol spektakolar nga distanca, Valverde feston si i çmendur kryeveprën e tij

Reali i Madridit është duke udhëhequr me rezultatin e ngushtë 1-0 në përballjen kundër Vijarealit. Goli i vetëm i këtij takimi është shënuar në minutën e 14 dhe mban autorësinë e Federiko Valverdes.

Uruguajani shërbehet prej Modriçit nga këndorja dhe megjithëse ndodhej shumë larg portës nuk e mendoi dy herë të provonte goditjen. Mesfushori i Realit shkarkon të djathtën e tij nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës, atje ku portieri kundërshtar nuk mund të bënte dot asgjë. Sapo topi u ndal në rrjetë, Valverde nisi të festonte si i çmendur kryeveprën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top