VIDEO/ Goleadë me përmbysje e Realit, Juventusi ‘bie’ në shtesë, ‘ok’ Arsenali

Mbrëmje e pabesueshme në “Santiago Bernabeu”, ku Reali i Madridit fiton me goleadë 5-2 ndaj Borussias së Dortmundit, edhe pse pësoi dy gola në pjesën e parë.

Ndodh ajo që më pak pritej në përballjen ndoshta më të rëndësishme të kësaj mbrëmjeje në Champions. Borussia e Dortmundit ka realizuar dy gola në minutat 30’ dhe 34’ në “Bernabeu”.

E zhbllokoi rezultatin holandezi Malen, i asistuar nga Guyrassi, e vetëm katër minuta më pas shërbeu për Gittens, që dyfishoi epërsinë.

(Real – Dortmund 1-0, goli i Malen)

(Real – Dortmund 2-0, goli i Gittens)

Ngushtohet në 1-2 diferenca në “Bernabeu”. Këmbëngulja e madhe e “Los balancos” u shpërblye me golin “e dhunshëm” të Rudigerit në minutën e 60-të.

(Real – Dortmund 1-2, goli i Rudiger)

Nuk përmbahen lojtarët e Realit, vetëm tri minuta pas golit të Rudigerit, shënon edhe Vinicius Junior, 2-2.

(Real – Dortmund 2-2, goli i Vinicius Junior)

Vjen dhe goli i tretë dhe i përmbysjes së madhe. Nga një mundësi për të shënuar për Dortmundit, topin kalon në gjysmëfushë tjetër,  me Lucas Vasquez që çon në ekstazë tifozët madrilenë, 3-2.

(Real – Dortmund 3-2)

Nuk ka fund spektakli i dhuruar nga “Los Blancos”. Vinicius Junior realizon dy gola në fundin e takimit për rezultatin përfundimtar 5-2.

(Dortmund – Real 4-2)

(Dortmund – Real 5-2)

Fitore e merituar e Stuttgartit në “Allianz Arena”, ku u zhvillua një ndeshje spektakolare me raste të panumërta nga njëra portë në tjetrën. Nuk mund të bënte më shumë portieri Matia Perin, që priti një 11-metërsh, të ekzekutuar nga  Millot.

Në minutën e dytë shtesë realizoi Toure golin e fitores për Stuttgartit, që shfrytëzoi superioritetin numerik pas ndëshkimit të Danilos me karton të kuq.

Arsenali fitoi me rezultat minimal ndaj Shaktharit, PSG – PSV përfundoi në barazim 1-1, Aston Villa triumfoi 2-0 ndaj Bolognas, Girona – Slovan Bratislava u mbyll 2-0 dhe Strum Graz – Sportin 0-2.

 

Rezultatet:

Arsenal – Shakhtar Donetsk       1-0

(Autogoli i Ryznik)

Aston Villa – Bologna                 2-0

Girona – Slovan Bratislava         2-0

Juventus – Stuttgart                   0-1

PSG – PSV                                1-1

Real Madrid – Dortmund            5-2

Sturm Graz – Sporting CP          0-2

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top