Shqipëria ka shënuar për të barazuar rezultatin në 1-1 në duelin që po zhvillohet ndaj Ukrainës në Çeki.
Përkundër faktit se Shqipëria pësoi gol kjo nuk i zmbrapsi lojtarët kuqezi dhe ata u vunë menjëherë në kërkim të golit, duke e gjetur atë mjaft shpejt.
Ishte Ardian Ismajli ai i cili e shfrytëzoi një tollovi brenda zonës për të shënuar për rezultatin 1-1 në minutën e 54-të të sfidës.