Prej kohësh pa skuadër, por Etrit Berisha po përjeton formë të jashtëzakonshme.
Portieri shqiptar vijon të stërvitet maksimalisht për të qënë në formë në çdo moment që thirret në apel.
35-vjeçari është në kërkim të firmës së një kontrate dhe për këtë fakt, stërvitja është në nivele të larta. Diçka e konfirmuar edhe nga kjo “insta-story” e postuar nga ana e portierit kuqezi.
Pavarësisht performancës së shkëlqyer treguar me Empolin, skuadra toskane nuk preferoi t’ia zgjas kontratën përtej verës së këtij viti.
Tashmë Berisha është në kërkim të një ekipi për të treguar cilësitë.
Etrit Berisha